PRIZREN – 06.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga Durrësi Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën…
PRIZREN – 06.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga Durrësi Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 03.08.2018 nga ora 19:00 dhe do të zgjasë deri më datën 02.09.2018.
Sepse me datën 13.01.2017 rrethe orës 16:45 minuta, në pikën kufitare Shqipëri –Kosovë në vendkalim të Vërmicës është vërtetuar se i njëjti pa autorizim ka poseduar me qëllim të shpërndarjes dhe transportimit substancë narkotike të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që me rastin e kalimit të pikës doganore si pasagjer në autobusin e linjës Durrës – Prishtinë, me rastin e kontrollimit i cili është bërë tek autobusi, në karrigen e pasme të fundit të anës së djathtë, është gjetur një paketim ku ishte paketuar lënda e dyshuar narkotike e llojit marihuanë sasi prej 345.3 gram e cila më pastaj është konfiskuar nga ana e policisë kufitare.