PRIZREN – 06.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga fshati Prugovc – Komuna e Prishtinës për shkak të dyshimit të bazuar se ka…
PRIZREN – 06.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga fshati Prugovc – Komuna e Prishtinës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 par.1 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 03.08.2018 nga ora 23:10minuta dhe do të zgjasë deri më datën 02.09.2018.
Sepse me datën 03.08.2018 rrethe orës 15:00, në fshatin Samadraxhë – Komuna e Suharekës, i pandehuri në vend publik me dashje tenton ta privojë nga jeta një person tjetër, pra vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që nga automjeti i tij i parkuar shkrep katër herë në drejtim të dëmtuarit me iniciale S.D., të cilin me një plumb e ka goditë në harkun brinjor majtas. Vendosmëria e të pandehuri për të kryer veprën penale dhe atë rrugëtimi prej Fushë Kosovës e deri në një fshat të Suharekës në Samadraxhë për çka mund të dyshohet se i pandehuri mund të ketë tendenca të përfundimit të veprës penale. Andaj caktimi i masës së paraburgimit në këtë faze të zhvillimit të procedures është më se i domosdoshëm.