PRIZREN – 03.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale I.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulm nga neni 187 par.3 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga nenin 185 par.4 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 30.07.2018 nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 30.08.2018.
Sepse me datën 30.07.2018 rrethe orës 18:30 minuta, në Prizren në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme që kishte me të dëmtuarën – gruan e tij, pas një fjalosje me të, humb kontrollin si pasoj e përdorimit të alkoolit dhe dehjes në atë mënyrë që e përdor forcën ndaj saj, po ashtu i njëjti në vendin e njejtë pas sulmit që i kishte bërë gruas së tij, në shenjë revolte dhe pas humbjes së kontrollit merr në dorë një thikë kuzhine si mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve trupore në atë mënyrë që e ndjek në mënyrë kërcënuese të dëmtuarën – vajzën e tij me çka të dëmtuarës i shkakton frikë ankth dhe pasiguri për vete dhe nënën e saj, këto fakte tregojnë se po që se i pandehuri gjendet në liri mund të përsërisë veprën penale të natyrës së njejtë, ku mund të ketë pasoja edhe më të mëdha ndaj të dëmtuarave, si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton. Andaj mendimi i gjykatës për caktimin e paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.