PRIZREN – 31.07.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale A.D nga Suhareka L.B. nga fshati Semetisht, Komuna e Suharekës dhe F.B….
PRIZREN – 31.07.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale A.D nga Suhareka L.B. nga fshati Semetisht, Komuna e Suharekës dhe F.B. nga Suhareka për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë nga nenin 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Për të pandehurin me iniciale A.D. edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji për të pandehurit me iniciale A.D. dhe F.B. do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 30.07.2018 nga ora 12:30 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 29.08.2018, ndërsa për të pandehuren me inicale L.B. është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej momentit të arrestimit 30.07.2018 në ora 00.30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 29.08.2018
Sepse me datën 29.07.2018 rrethe orës 22:10 minuta, në Suharekë, të pandehurit pas një mosmarrëveshje paraprake me G.M. me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta G.M. dhe shokun e tij me iniciale T.P. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte e pandehura me inicial L.B. me vëllain e G.M. me iniciale F.M., të pandehurit gjersa ishin në lëvizje me automjetin e tyre kanë shtënë me pistoletë të cal. 7.62 mm. në drejtim të automjetit Ford i cili ka qenë duke lëvizur para automjetit Mercedes dhe drejtohej nga G.M. ku si pasagjer ishte edhe T.P me ç’rast nga të shtënat kanë goditur parafangon e prapme të automjetit Ford.