PRIZREN – 30.07.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.B. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, me vendbanim të përkohshëm në Francë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga nenin 179 paragrafi 1 nënparag.1.5. lidhur me nenin 28 të KPRK-së. dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së. Masa e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji do të llogaritet prej kohës së arrestimit datë 28.07.2018 nga ora 23:20 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 27.08.2018,
Sepse me datën 28.07.2018 rrethe orës 22:30 minuta, në fshatin Zhur, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, këtu të dëmtuarin me iniciale SH.K. dhe me atë rast me dashje vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave të tjerë, në atë mënyrë që vetëm disa minuta më parë para se të ndodhte rasti kritik, vëllai i të dëmtuarit me iniciale N.K., SH.K. ka pasur një ngatërresë me të pandehurin, për shkak se ky i fundit sipas të pandehurit kishte vozitur me një shpejtësi të madhe në rrugën ku i pandehuri e kishte shtëpinë, me ç’rast i pandehuri ia kishte tërhequr vërejtjen për këtë gjë dhe pasi vëllai i të dëmtuarit largohet dhe për këtë i tregon të dëmtuarit me iniciale N.K., dhe ky i fundit së bashku me një grup persona shkojnë në rrugën ku i pandehuri e ka shtëpinë, ku në mes tyre vije deri te një ngatërresë verbale, pastaj edhe konfrontim fizik me ç’ rast i pandehuri me një pistoletë shtien dy herë dhe me një plumb godet këtu të dëmtuarin me iniciale N.K. në këmbën e majtë, si pasoj e së cilës goditje dërgohet në Spitalin Rajonal në Prizren për tu transferuar më pas në QKUK në Prishtinë.