PRIZREN, 04.07. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag.1.lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300,00 (treqind) euro .
Sepse me datën 21.12.2015, rrethe orës 22.00 në Prizren në lokalin “Apetit” duke vepruar së bashku me të miturin me iniciale E.XH. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kryejnë vjedhjen, në atë mënyrë që pas planifikimit paraprak duke e shfrytëzuar orët e natës, shkojnë në lokalin e të dëmtuarit dhe duke vepruar me forcë i pandehuri me iniciale F.B. e thyen derën e lokalit derisa i mituri qëndron te dera e lokalit për të bërë roje dhe nga aty marrin shumë të konsiderueshëm parash.