PRIZREN – 03.07.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga nenin 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 02.07.2018 dhe do të zgjasë deri me datën 01.08.2018.
Në ditën kritike i pandehuri dyshohet se me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër për shkak të borxheve të mëhershme, ashtu që ndaj të dëmtuarit shkrep pesë herë me pistoletë të cilit i shkakton lëndime trupore , për çka i njëjti është trajtuar në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit.