PRIZREN – 18.06.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale A.D nga Korisha Komuna e Prizrenit dhe M.H. nga fshati Kuk Komuna e Dragashit, për shkak…
PRIZREN – 18.06.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale A.D nga Korisha Komuna e Prizrenit dhe M.H. nga fshati Kuk Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.1. nën para.1.1 lidhur me para.5 dhe nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet prej kohës së arrestimit datë 15.06.2018, nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri me datën 15.07.2018.
Sepse me datën 15.06.2018, rrethe orës 15.40 minuta të pandehurit dyshohen se i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor me mjetet e rrezikshme dhe atë për shkak se djali i të dëmtuarit kishte pasur mosmarrëveshje para këtij rasti me të pandehurin me iniciale D.H. e që për këtë arsye, i dëmtuari me iniciale H.B. ishte nisur që të lajmëronte rastin në stacioni policor e derisa ishte duke ecur rrugës të pandehurit me iniciale D.H. me veturën e tij, së bashku me të pandehurin A.D. i dalin përpara e pastaj edhe i pandehuri M.H. me veturën e tij del përpara të dëmtuarit dhe pasi ndalen që të tre, ia hapin derën veturën e të dëmtuarit dhe e sulmojnë duke e goditur me grusht, shkop druri ndërsa i pandehuri me iniciale D.H. edhe me një brisk, të cilin e gjen në veturën e të dëmtuarit, pra rrethanat këto që tregojnë qartë rrezikun e të pandehurve me iniciale A.D. dhe M.H., po të gjinden në liri, mund të përsërisin veprën penale.