PRIZREN, 31.05. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale S.Ç. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag.1. të KPRK-së, dhe veprës penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale nga neni 345 par 2.të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro .
Sepse me datën 30.01.2017, rrethe orës 16.00 në Prizren në shtëpinë e tij familjare, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarës me iniciale H.Ç. nënës së tij, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm kur anëtarët e familjes nuk ishin në atë shtëpi ( ngase përkohësisht jetojnë në një shtëpi tjetër), i merre çelësat e derës hyrëse të shtëpisë dhe me përdorimin e forcës, me kaçavidë e hap koferin i cili ishte me kod, nga aty merr unaza të arit me vlerë prej 300,00 (treqind) euro dhe të njëjtat i shet në argjendarinë (Baki) në Prizren.
I akuzuari i dytë me iniciale B.M. nga Prizreni Gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag.1. të KPRK-së, dhe veprës penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale nga neni 345 par 2.të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 300,00 (treqind) euro .
Sepse me datën 31.01.2017 në orët e mëngjesit në Prizren në lokalin e tij, pranon fshehë pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që nga i pandehuri i parë blen dy unaza vlera e të cilave ishte 300,00 (treqind) euro, ndërsa ky i blen në vlerë prej 90,00 (nëntëdhjetë ) euro.