Kemi kënaqësinë të ju informojmë se projekti ynë i financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve” në Kosovë, është duke planifikuar të implementoj një numër të punëtorive të trajnimit për studentët e fakultetit juridik dhe juristët e sapo diplomuar nga komuniteti Serb dhe komunitetet e tjera në Kosovë, për t’i mbështetur në përgatitjen e tyre për Provimin e Jurisprudencës, Provimin e Etikës në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), Provimin e Noterisë dhe/ose Provimin për Përmbarues Privat në Kosovë, duke synuar gjithashtu në dhënien e kontributit në përmirësimin e qasjes në profesionin e avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve privat: Profesionet e Lira Ligjore (PLL-të), dhe kështu të ndihmojmë në rritjen e efikasitetit të gjyqësorit.
Grupet e synuara: studentët e fakultetit juridik dhe juristët e sapo diplomuar nga komuniteti Serb dhe komunitetet e tjera në Kosovë.
Datat e Punëtorive të Trajnimit: (disa) ditë të punës brenda periudhës: 28 maj 2018 – 29 qershor 2018. Afati kohor për shprehjen e interesimit dhe për konfirmimin e pjesëmarrjes është 24 maj 2018.
Ju lutem gjeni të bashkëngjitur shpalljen, si dhe përmbledhjen e projektit tonë.