PRIZREN – 24.05.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.4 lidhur me parag.2 nën parag. 2.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej datës së arrestimit 22.05.2018, nga ora 14:25 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 21.06.2018 në ora 10:00.
Se personit tjetër i shkakton lëndim trupor me rrezikim të jetës e që ka rezultuar me vdekjen e personit të tillë, në atë mënyrë që me datën 07.04.2018 rrethe orës 02.20 minuta, në kafenenë “Vullkan” në fshatin Gjinocë – Komuna e Suharekës, pas një gjendje të dehur fjaloset me të ndjerin me iniciale D.M., pastaj së bashku dalin jashtë lokalit ku ishin edhe një numër i personave tjerë prezent, aty vazhdojnë të kacafyten dhe në një moment me grusht e godet të ndjerin me iniciale D.M. një herë në fytyrë, i cili nga goditja me pjesën e prapme të kokës bie në beton, ku pas disa ditëve vdes në QKUK në Prishtinë.