Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 17.05. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale V.L. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 parag.9 lidhur me parag. 6 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Gjyqtari gjykues duke aprovuar pëlqimin e të akuzuarit për zëvendësimin e dënimit me burgim në dënim me gjobë, në bazë të nenit 47 të KP, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, i zëvendëson në dënimin me gjobë në shumën prej 1.500 euro.

Sepse me datën 06.06.2017 rrethe orës 11:40 minuta në fshatin Zaplluzh – Komuna e Dragashit, duke shkel ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 49 dhe 150 të Ligjit për sigurinë në komunikacion rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin transportues “Daimler Crusler” të Sh.P.K, “Kajmak – Algida” kur arrin në vendin kritik shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë duke mos i kushtuar kujdes të duhur këmbësorëve, përderisa ishte duke lëvizur mbrapa (rikferc) e godet këmbësoren – viktimën A.A., me gomën e pasme të anës së djathtë të automjetit, ku viktima ishte me një fëmijë tjetër 5 vjeçar duke u kthyer për në shtëpi, i pandehuri së bashku me bashkudhëtarin e tij pas goditjes së viktimës largohen pa u ndalur, viktima dërgohet nga prindi në ambulancën e fshatit pa shenja jete dhe konfirmohet vdekja nga Dr. me iniciale I.O.