Me datën 24.04.2018, nxënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” e cila merret me edukimin dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta me dëmtime në të dëgjuar në të folur në Prizren së bashku me drejtorin e kësaj qendre profesorin dhe interpreten, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku u pritën nga Zëdhënësja e Gjykatës, z. Afërdita Kicaj. Qëllimi i kësaj vizite ishte që nxënësit të shohin punën dhe aktivitetet ditore në gjykatë në mënyrë që të njoftohen për së afërmi me rëndësin e këtij institucioni.
Pas prezantimit fillestar, vijoi diskutimi i hapur me nxënësit. Çështjet për të cilat ata u interesuan më së tepërmi kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve dhe kohëzgjatjen e dënimit me burg për të mitur. Ndër të tjera, ata u interesuan edhe mbi të drejtat e personave me nevoja të veçanta si dhe të drejtën e tyre që të kenë interpret gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Nxënësit paten rastin ta shohin objektin e gjykatës dhe sallat ku mbahen seancat gjyqësore.
Gjykata Themelore e Prizrenit është gjykatë e hapur e cila vazhdon bashkëpunimin me të gjitha Institucionet, Shkollat, Universitetet dhe OJQ-të.