PRIZREN – 24.04.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale E.K. nga Prishtina, A.G. nga Drenasi dhe A.K. nga fshati Obrance, Komuna e Podujevës për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1. nën par. 1.1. lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 19.04.2018, nga ora 16:00, e cila do të zgjasë deri me datën 19.05.2018.
Sepse me datën 06.01.2018, rrathë orës 13:00 minuta, në magjistralen Prizren-Suharekë, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, me përdorimin e forcës marrin pasurin e luajtshme të dëmtuarit me iniciale B.K., në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen automjetit të pandehurit dhe me përdorimin e forcës me mjetë të përshtatshëm, thyen gjamin e parë nga ana e shoferit të automjetit me targa të regjistrimit Zviceran nga ku marrin sende me vlerë në shumën prej 2.200 euro, një letërnjoftim, patentë shoferin e Kosovës, kartelat e bankës BPB, kuleta e punës, kartela e sigurimit, pronë e të dëmtuarës me iniciale F.K. me ç’rast largohen nga vendi i ngjarjes duke i shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshme materiale. Duke e pasur parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat personale të pandehurve, se të njëjtit janë përsëritës të veprave të ndryshme penale janë tregues se kemi të bëjmë me persona me prirje të kaluar kriminale, andaj caktimin i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj procedure penale.