PRIZREN, 18.04.201 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale K.D. nga fshati Velezh, për shkak të veprës penale kontraktimi i përfitimit jo proporcional nga neni 270 i KPK-së, dhe K.B., nga fshati Hoqë e Qytetit, për shkak të veprës penale kontraktimi i përfitimit jo proporcional në ndihmë nga neni 270 lidhur me nenin 25 të KPK-së. – REFUZOHET akuza sepse ka kaluar afati i parashkrimit,
I akuzuari me iniciale G.SH. , nga fshati Shpenadi , Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale të detyrimit nga neni 340 par.2 lidhur me para.1 të KP-së –REFUZOHET akuza, sepse për të njëjtën vepër është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë.
I akuzuari me iniciale, A.D., nga fshati Velezh, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale të detyrimit nga neni 340 para.2 lidhur me para. 1 të KP-së,- LIROHET nga akuza sepse nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.