PRIZREN – 29.03.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga fshati Vlashnje, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale kanosje nga neni 185 par.1…
PRIZREN – 29.03.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga fshati Vlashnje, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale kanosje nga neni 185 par.1 të KPRK-së e cila masë do të llogaritet prej datës 26.03.2018, prej orës 19:30 dhe do të zgjasë deri më datën 27.04.2018.
Sepse me datën 26.03.2018, rrethë orës 19:30 minuta në Prizren, i pandehuri i lartcekur seriozisht e kanos të dëmtuarin G.T. derisa i njëjti ka qenë duke punuar në picerinë “Fura”, i akuzuari në gjendje të dehur e ka kanosur të dëmtuarin me fjalë me të cilat tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, për të cilin frikë e ka njoftuar Stacionin Policor në Prizren, ndërsa po ashtu me datën e njejtë po rrethë orës 19.30 minuta në veturën zyrtare dhe në lokalet te Stacioni Policor në Prizren me forcë dhe kanosje serioze pengon personin zyrtar me iniciale SH.N. në kryerjen e detyrave zyrtare gjatë ushtrimit të funksioneve zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtari i policisë informohet nëpërmjet radios për një problem në picerinë “fura”, i njëjti ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe aty i pandehuri në gjendje të dehur e kanos punëtorin e cekur më lart të picerisë ”fura”, në këtë moment zyrtari policor Sh. N. afrohet tek i pandehuri që ta largon nga lokali, i pandehuri me forcë dhe kanosje serioze pengon personin zyrtar duke përdorur forcën, refuzon që të hyjë në veturën zyrtare, më pas e ngrit dorën në drejtim të zyrtarit policor me qëllim që ta sulmoj fizikisht, ku edhe ndalohet nga zyrtarët tjerë policorë.