Me datën 13.03.2018, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan grupi i dytë i studentëve të fakultetit juridik, të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, – viti i parë dhe i dytë-.
Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.
Studentët u vendosen në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga Kryetari i kësaj gjykate z. Ymer Hoxha. Prezantimet fillestare u pasuan me diskutim me studentët dhe përfaqësuesit e gjykatës. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me kryetarin e gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.
Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me Universitetin, me shkollat e qytetit dhe të rajonit.