PRIZREN – 05.03.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale R.T. nga Rrethi i Laqit – Republika e Shqipërisë, e cila masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 03.03.2018, nga ora 13:15 minuta, e gjerë me datën 11.04.2018.
Me datën 03.03. 2018, në vendkalimin Kufitar të Vërmicës, gjatë kontrollimit të dokumentacionit është ndaluar shtetasi i Republikës së Shqipërisë me iniciale R.T. nga Rrethi i Laqit – Republika e Shqipërisë, për shkak se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë , në territorin e Republikës së Francës, vepër kjo e paraparë edhe me Kodin Penal të Kosovës, vjedhje e rëndë nga neni 327, i kërkuar sipas urdhër arrestit të Interpolit me nr. 2017/270068 i lëshuar me datën 24.10.2017,për arrestimin e të kërkuarit, me kërkesë për ekstradimin pranë autoriteteve të R. së Francës, andaj me qëllim të konkretizimit të ekstradimit ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 165 par.2 nën para.2.5.1 të KPK-së, po ashtu duke e pasur parasysh edhe faktin se i njëjti ka qenë në arrati dhe i ka ikur përgjegjësisë penale, rrethanat tregojnë se i njëjti mund të arratiset përsëri dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit.