PRIZREN – 16.02.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej kohës së arrestimit me datë 13.02.2018, nga ora 15:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 13.03.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 par.3 të KPRK-së në kuptim të nenit 187 par.1 nën parag.1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.2. dhe 1.2.3. të KPRK-së.
Sepse i pandehuri me iniciale V.S. me datën 13.02.2018, rrethe orës 17.00, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren konkretisht në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarën ( motrën e tij ) përdor forcën ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara si në raportin mjekësor.