PRIZREN – 16.02.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muajve të pandehurve me iniciale B.G. , dhe T.Q. që të dy nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 13.02.2018, nga ora 18:00 dhe do të zgjasë deri më datën 15.03.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.2 nën par.2.7. lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sepse të pandehurit me iniciale B.G. dhe T.Q. me datën 12.01.2018, rrethe orës 17:00 – 18:00, në bashkëveprim me të miturit, në ditën kritike duke shfrytëzuar momentet e volitshme, kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarve, dhe nga aty kanë përvetësuar stoli prej ari, duke i shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshëm materiale. Duke e pasur parasysh karakteristikat personale të pandehurve, të cilët janë recidivist të veprave penale, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.