PRIZREN – 08.02.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.Q. nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej kohës së arrestimit me datë 06.02.2018, nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri më datën 07.03.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nën parag.1.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sepse i pandehuri me iniciale M.Q. me datën 30.01.2018, rrethe orës 20.00, në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale T.K. në bashkëveprim me të pandehurin N.R. duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit i afrohen shtëpisë, dhe me mjete të përshtatshme, nxjerrin nga vendi kabllot elektrike të instaluara në shtëpi, i dëmtojnë shkallët e rregulluara me granit, duke i nxjerr nga vendi me forcë, dhe duke i marr profilet e aluminit të shkallëve, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 5000 (pesëmijë ) euro.