PRIZREN – 01.02.2018 Gjykata Themelore e Prizrenit ka hapur dyert për 30 juristë të diplomuar të cilët morën Akt Emrimin që të jenë pjesë e programit një vjecar të praktikës. Këta u pritën nga Kyretari i Gjykatës, z. Ymer Hoxha, i cili i njoftoi me punën dhe strukturen e Gjykatës,
Gjate periudhës një vjecare, praktikantët do të angazhohen në secilin Departament për të mësuar njohuritë praktike të punës në Gjykatë.
Besojmë se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu shërbejë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë.