PRIZREN – 19.01.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve me iniciale E.D. nga Prizreni, L.P. nga Prizreni V.S. nga Prizreni A.R. nga fshati Korishë – Komuna e Prizrenit .
Të pandehurit i lartpërmendur dyshohen se me datën 17.01.2018, gjatë orëve të natës në Prizren, në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1 nën para. 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprës penale të vjedhjes nga neni 325 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Të pandehuri me marrëveshje paraprake e me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete kanë marrë gjësende me vlerë- pasurin e luajtshme të dëmtuarve duke i hapur automjetet “Pasat” “Golf 2”, “Golf 3,, dhe nga aty marrin akumulatorët e automjeteve, kasetofonin, dhe gjatë bartjes vërehen nga zyrtarët policor dhe arrestohen.