Gjykata Themelore e Prizrenit sot me datën 17 Janar 2018, mbajti konferencën me media ku u prezentua raporti i punës vjetore për vitin 2017 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezentimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvoglimin e numrit të lëndëve të bartura,të kryera për vitin 2017.
Gjykata Themelore në Prizren
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017 |
Lëndë të ardhura gjatë vitit 2017 |
Gjithsej. lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017 |
Lëndë të kryera gjatë vitit 2017 |
Lëndë të mbetura në fund të vitit 2017 |
29283 |
31957 |
61240 |
43643 |
17597 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017 |
Lëndë të ardhura gjatë vitit 2017 |
Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017 |
Lëndë të kryera gjatë vitit 2017 |
Lëndë të mbetura në fund të vitit 2017 |
17175 |
8217 |
25392 |
17521 |
7871 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017 |
Lëndë të ardhura gjatë vitit 2017 |
Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017 |
Lëndë të kryera gjatë vitit 2017 |
Lëndë të mbetura në fund të vitit 2017 |
1361 |
3095 |
4456 |
3061 |
1395 |
Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarr në gjykatën Themelore
të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2017.
Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2017 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 136.57%, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 213.23%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 98.90% që është dëshmi e përkushtimit të stafit të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.
Vlenë të cekët se statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit i rëndon më tepër Divizioni i Kundervajtjes, ndërsa lëndët me peshë si lëndët që i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvoglohet dukshëm.
Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrative, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë.Gjatë periudhës raportuese Gjykata ka bashkpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin me Organizatat Joqeveritare.