PRIZREN, 17.01. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarve me inicialet:
1.I akuzuari me iniciale P.M. nga Prizreni për shkak të veprës penale, fajdeja nga neni 343 par.1 të KPRK, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
2 I akuzuari me iniciale E.Th. nga Prizreni për shkak të gjashtë veprës penale, detyrim në tentativë nga neni 340 par.2 lidhur me nenin 28 dhe 31, dhe veprës penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, për veprën e dytë penale dënohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro, ashtu që gjykata e gjykon me dënim UNIK me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro.
3. I akuzuari me iniciale A.K. nga Prizreni për shkak të veprës detyrim në tentativë nga neni 340 parg.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve.
4.I akuzuari me iniciale N.K. nga Prizreni për shkak të veprës penale fajdeja nga neni 343 par.1 të KPRK, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje pre 6 (gjashtë) muaj në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
5. I akuzuari me iniciale B.P. nga Prizreni për shkak të veprave penale të fajdes nga neni 343 par.1 KPRK gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 800 (tetëqind) euro dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej 1(një) viti, për veprën penale nën V/I me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, për veprën penale V/III me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind)euro, ashtu që gjykata e gjykon me dënim UNIK me gjobë në shumën prej 2.300 (dymijë e dreqin) euro dhe dënim me burgim UNIK në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë)muaj në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Ndërsa ndaj të akuzuarit GJ.K. REFUZOHET akuza për veprën penale nën dispozitivin IV/I ngase prokurori i shtetit ka hequr dorë nga ndjekja e mëtejme penale.
I akuzuarit me iniciale N.K. LIROHET nga akuza për veprën penale nën dispozitivin IV-II pasi pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
I akuzuari me iniciale E.D. LIROHET nga akuza, për veprën penale nën dispozitivin VIII pasi që nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohen.