Prizren –09.01.2018, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha ka pritur sot në takim praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët kanë përfunduar praktikën njëvjeçare.
Me këtë raste Hoxha i ka falënderuar praktikantët për punën dhe angazhimin e tyre maksimal gjatë kësaj periudhe, në këtë institucion.
,, Ju falënderoj shumë për angazhimin e juaj efikas në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Me përkushtimin e juaj maksimal, është rritur edhe efikasiteti , sa i përket punës së kësaj Gjykate.
Praktikantët janë angazhuar nëpër Divizione të ndryshme në Gjykatë, ata kanë qenë gjithmonë të gatshëm për ti kryer punët për të cilët kanë qenë të angazhuar, dhe përvoja që keni marrë për një vit në Gjykatë, do të ju shërbej gjithmonë në karrierën e juaj profesionale,,.
Kryetari Hoxha, u ka uruar suksese praktikantëve në fushën profesionale.