PRIZREN, 05.01. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka dënuar me dënim UNIK prej 4 (katër ) vite burgim efektiv, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të akuzuarin me iniciale B. P. nga Prizreni, i cili akuzohet se në fillim të vitit 2014, me qëllim që për…
PRIZREN, 05.01. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka dënuar me dënim UNIK prej 4 (katër ) vite burgim efektiv, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të akuzuarin me iniciale B. P. nga Prizreni, i cili akuzohet se në fillim të vitit 2014, me qëllim që për vete apo personin tjetër, pranon ose kontakton një shumë dukshëm jo proporcional të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, të dëmtuarit me iniciale H.G. duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, varfërinë, pa përvojën ose paaftësinë për të gjykuar e cila reziston me humbje financiare më tepër se 10.000 (dhjetëmijë) euro, në kamat prej 10% për çdo muaj.
I dëmtuari tjetër me iniciale L.K. po të njëjtin vit reziston me humbje financiare më tepër se 10.000 (dhjetëmijë) euro, në atë mënyrë që i dëmtuari merr prej të pandehurit shumën prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) euro në kamat prej 15 % për çdo muaj.
I dëmtuari me iniciale V.D. në fund të viti 2013 reziston me humbje financiare, ku nga i pandehuri merr shumën prej 500 euro me kamat prej 150 euro në muaj.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 parg.2 lidhur me parag.1 të KPRK-së.