PRIZREN – 22.12.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 20.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 20.01.2018.
I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 08.09.2017, rrethe orës 03:15 minuta pas mesnate, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, saktësisht në marketin “Lindi” pronë e të dëmtuarit me iniciale D.B. , i pandehuri në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K. me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, duke shfrytëzuar orët e vona të natës, me mjet të përshtatshëm-kaçavidë e thyen derën e marketit – lokalit, hynë në të njëjtin, duke e mbuluar kokën me kapela dhe arrin të vjedhin artikuj të ndryshëm me një vlerë të konsiderueshëm, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëme materiale. Pasi që i njëjti është recidivist dhe i njohur për organet e drejtësisë Gjykata kon formë dispozitave ligjore i ka caktuar masën e paraburgimit.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.