PRIZREN – 11.12.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale D.A. nga fshati Sojevë Komuna e Ferizajt, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 10.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 10.01.2018.
I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se duke e drejtuar automjetin transportues – kamionin e markës ,”Kenoworth” , kur arrin në vendin kritik, ndërmerr veprimin për të lëvizur prapa pa u siguruar që mund të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, në atë mënyrë që ndërpret rrugën – shiritin lëvizës të veturës “VW Golf 5” i cili në ato momente ishte duke lëvizur nga Prizreni në drejtim të Gjakovës në shiritin e vet qarkullues dhe në këtë mënyrë vije deri tek goditja e automjetit me kamionin dhe si pasojë, drejtuesi i automjetit ,,VW Golf 5,, me iniciale A.E. si dhe pasagjeri në të njëjtin automjet, nga lëndimet e pësuara trupore ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 par.9 lidhur me par.6 të KPRK-së.