PRIZREN – 17.11.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej dyzet (40) ditë ndaj të pandehurit me iniciale Sh.D. nga Kukësi – Republika e Shqipërisë, e cila masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 13.10.2017, nga ora 15:10 minuta, e gjerë me datën 21.11.2017.
Me datën 12 tetor 2017, në vendkalimin Kufitar të Vërmicës, është ndaluar shtetasi i Republikës së Shqipërisë me iniciale Sh.D. nga Kukësi, për shkak se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 244(I) të Kodit Penal Gjerman, vepër kjo e paraparë edhe me Kodin Penal të Kosovës, vjedhje e rëndë nga neni 327 par.2 pika 2.2 të KPRK-së, pasi ndaj të njëjtit ekziston fletë rreshtimi Ndërkombëtar me nr.DIF17062801001217, të kërkuar nga Interpoli e lëshuar nga ana e shtetit Gjerman, po ashtu duke e pasur parasysh edhe faktin se i njëjti ka qenë në arrati dhe i ka ikur përgjegjësisë penale, rrethanat tregojnë se i njëjti mund të arratiset përsëri dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit.