PRIZREN – 16.11.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.B. nga fshati Trepeticë, Komuna e Prizrenit, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 14.11.2017, nga ora 13:10 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 14.12.2017.
I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 14.11.2017 rreth orës 10:30 minuta, në fshatin Trepeticë, pikërisht në shtëpinë e tyre familjare pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin dhe të dëmtuarën (bashkëshorten dhe djalin të tij) me dashje përdor forcën ndaj të tyre duke ju shkaktuar lëndime trupore me dobësim të përkohshëm për shëndetin).
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 parg.1 KPRK-së, dhe veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 nën parag.1 të KPRK-së.