PRIZREN, 31.10. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale I.D. nga fshati Llokvicë – Komuna e Prizrenit dhe e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 parag.1 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.
I akuzuari me iniciale I.D. me datën 05.08.2014 në orë të papërcaktuar në Prizren, me qëllim që ti sjell vetës apo personit tjetër dobi pasurore, e mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim dhe me këtë e shtytë të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që nga e dëmtuara me iniciale A.Q., merr 10.000 (dhjetëmijë) euro kapar, në mënyrë që pas dy muajve ti liroj banesën gjë që deri më tani nuk e ka bërë dhe as nuk ja ka kthyer parat.