PRIZREN – 11.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale L.L. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.10.2017 nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më datën 09.11.2017.
I pandehuri me iniciale L.L. dyshohet se nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, gjatë përfaqësimit apo kujdesit për interesat pasurore të personit tjetër, nuk përmbush detyrimet e tij ose i keqpërdor autorizimet e tij me qëllim që vetës apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm apo ti shkakton dëm personit interesat pasurore të cilat ai i përfaqëson ose pasuria e të cilit është nën kujdesin e tij, në atë mënyrë që i njëjti në cilësi të bariut ka punuar në firmën e dhive të dëmtuarit S.K. dhe që nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 i ka shitur 51 copë dhi dhe 20 edha, të cilat i ka pasur nën mbikëqyrje, personave të ndryshëm.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i besimit, nga neni 342 parag.1 të KPRK-së.