Me datën 14.09.2017, në orën 10:00 , Paqeruajtësit Zviceran – Ekipet për ndërlidhje dhe Monitorim LMT të KFOR –it ,Capt (of-2) Cadosch Remo dhe S.Roost, me seli në Prizren, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit me ç’rast u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate, me seancat që procedohen në gjykatë, bashkëpunimin me institucionet e tjera të drejtësisë, transparencën e gjykatës, u njoftuan me punën e zyrës për informim publik, qasjen e qytetarëve brenda në gjykatë si dhe u pajisen me buletinin informativ në baza tre mujore “Gjykatë e Hapur” e cila synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, dhe punën e gjykatës në veçanti.