PRIZREN – 21.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale I.T .
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 19.08.2017, në periudhën kohore nga ora 07:30 – 09:00 në Prizren në shtëpinë e banimit të pandehurit I.T. në rrugën “Reshat Karjagdiu”, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer veprime kundërligjorë duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ndaj viktimës së ndjeshme ku mbrohet morali, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor, e duke pasur parasysh karakteristikat e tij personale, kjo tregon rrezikun se i njëjti po që se gjendet në liri mund ta përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton. Andaj gjykata i cakton MASËN e paraburgimit.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, të dhunimit nga neni 230 par.4 nënparag.4.7 dhe 4.9 të KPRK-së.