PRIZREN, 13 qershor 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale S.A. nga fshati Skorobisht, Komuna e Prizrenit dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par 1 nënparag.1.1 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 26.10.2016 deri më datën 12.04.2017 si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro.
Sepse me datën 03.07.2016 gjatë orëve të natës, në fshatin NovoSellë, Komuna e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, ia merr pasurin e të dëmtuarit me iniciale R.K. në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit, dhe me mjet të përshtatshëm hap derën e bagazhit të automjetit ”VWPASAT”, dhe nga bagazhi i automjetit merr mjete pune dhe largohet nga vendi i ngjarjes.