PRIZREN, 09 qershor 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarve me iniciale S.SH. ,B.K. ,B.P. ,F.R. ,B.D. ,SH.K. ,dhe L.V. , për shkak të veprave penale dhe atë: S.SH e B.K. ,SH.K. dhe L.V. për shkak të veprës penale të rrëmbimit të personit në bashkëkryerje nga neni 159 par. 2. lidhur me par.1 e lidhur me nenin 23 të KP-së, të akuzuarit me iniciale B.P. , B.D. dhe F.R., për shkak të veprës penale të rrëmbimit të personit në ndihmë nga neni 159 par.2. lidhur me nenin 25 par.2 lidhur me nenin 23 të KP-së.
Në kuptim të nenit 364 paragrafi 1 pika 1.3 të KP –së për shkak se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit LIRUES.