Me datën 15.03.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizitua studentët e Universitetit të Prizrenit ,,Ukshin Hoti ,,drejtimi juridik .
Vizita ka karakter të praktikës për studentët e drejtimit juridik të Universitetit të Prizrenit.
Studentët u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga Kryetari i kësaj gjykate z. Ymer Hoxha i cili prezantojë strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura.
Në pjesën e dytë të takimit, studentët patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës. Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me Universitetin si dhe me shkollat e qytetit dhe të rajonit.