Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.B. nga Prizreni dhe i shqiptoi dënim prej 3 (tre)viteve burgim efektiv si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300,00 (treqindë) euro për veprën penale vjedhje e rëndë ndërsa për veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë i shqiptoi dënimin me gjobë në shumën prej 200(dyqind) euro.
PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale M.B. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprat penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag. 1 pika 1.1 të KPRK –së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 300,00 (treqindë)euro ndërsa për veprën penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë nga neni 333 parag.1 të KPRK-së i shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 200 (dyqindë) euro.
Sepse me datën 06.01.2017 në orë 09.50 minuta në Prizren në rrugën ,,Ukë Bytyqi,, pikërisht në objektin e hotelit ,, Dardania Palace,, , me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm mos prezencën e askujt në hotel, me përdorimin e forcës me mjet të përshtatshëm, hynë brenda në objekt nga ku merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit si dhe ia dëmton derën e hyrjes së hotelit duke i shkaktuar të dëmtuarit me iniciale A.Th. dëm material në vlerë prej 3000 euro (tremijë).