Paraburgim ndaj të pandehurit nga Republika e Shqipërisë

Paraburgim ndaj të pandehurit nga Republika e Shqipërisë

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Gjinaj-Kukës, Republika e Shqipërisë me iniciale B.Rr.  

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 02.10.2014, rrethe orës 03.57 minuta në rrugën ,,Agron Bytyqi,, me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit me iniciale J.B.  e përvetëson pasurin e luajtshme nga i dëmtuari me qëllim që ti sjell vetës dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që hyn i maskuar me armë në kazinon ,,Kajot,, së bashku me një person të panjohur i cili me vete kishte mjetin e rrezikshëm – thikën dhe duke e kërcënuar grabisin një shumë të konsiderueshëm parash dhe një telefon mobil,,samsung,, dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Andaj  duke e pasur parasysh peshën dhe pasojat që i ka kjo vepër penale, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor dhe i njëjti për një kohë ka qenë në arrati Gjykata i caktoj masën e  paraburgimit në kohëzgjatje për një muaj.

 Me këtë veprim i pandehuri me iniciale B.Rr. dyshohet se ka kryer veprën penale , grabitje nga neni 329 par.3 lidhur me nenin 31 të  KPRK-së.