PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale G.K. nga Shtimja dhe e ka shpallur fajtor për veprat penale të mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, veprës penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KP-së, veprës penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par 1 lidhur me par. 6 dhe 7 të KP-së, dhe veprës penale të kanosjes nga neni 185 par.1 dhe par.2 të KP-së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 300,00 (treqindë)euro.
Se me datën 08.12.2016 në orë 13.55 minuta afër stacionit të autobusëve në rr. ,, De Rada,, në Prizren me armën e zjarrit ka shkrepur disa herë fillimisht në toke e pastaj në ajër pranë të dëmtuarit me iniciale S.K., me pretekst se ai së bashku me birin e tij qenkan fajtor që nuk po arrin me e zbuluar vendbanimin e ish bashkëshortes së tij dhe me pasur kontakt me vajzën e tij.