Me datën 07.02.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e Shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, në Prizren drejtimi juridik.
Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.
Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj e cila prezantojë strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura.
Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.
Rendësi e veçantë e shoqërisë për gjykatën janë nxënësit e shkollave të mesme(të të gjitha drejtimeve).Pasi që kjo është mosha e formësimit intelektual të të rinjve dhe njëherë periudha e planifikimit të karrierës profesionale, gjykata synon të angazhohet në komunikim të shtuar me shkollat e mesme te Prizrenit. Ky angazhim përfshin informimin e të rinjve për punën e gjykatës, ofrimin e mundësive për të vizituar gjykatën (dhe seancat ).
Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.