Paraburgim ndaj të pandehurve nga fshati Vlashnje Komuna e Prizrenit të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale falsifikim i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës,veprën penale falsifikim i dokumenteve si dhe veprën penale, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Paraburgim ndaj  të pandehurve nga fshati Vlashnje Komuna e Prizrenit të cilët  dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale falsifikim i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës,veprën penale  falsifikim i dokumenteve si dhe veprën penale, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

 PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Vlashnje Komuna e Prizrenit me inicialet D.H. dhe S.H.  

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse prej datës së pavërtetuar e deri më datën 27.12.2016, në Prizren, në marrëveshje paraprakisht në mes vete, i ndryshojnë letrat me vlerë me qëllim të përdorimit si të vërteta dhe për t’ia dhënë tjetrit për ti përdorë, në atë mënyrë që të pandehurit, në Agjencinë e tyre ,, Geosmart Consulting,, ,i falsifikojnë duke i ndryshuar, Aktgjykimin C.nr.873/08, Vërtetimin e tatimit të pagesës, faturën e pagesës për regjistrimin e Aktgjykimit, Konfirmimet e transaksioneve të ,,Raiffaisen Bankë,, , Kërkesën për regjistrimin e palujtshmërisë, Fotokopjen e letërnjoftimit, aktin mbi konfirmimin e Aktgjykimit, të gjitha këto në emër të dëmtuarit me iniciale F.S., Aktgjykimin C.nr.763/08, në emër të dëmtuarit me iniciale M.S. me dokumentacion të njëjtë përcjellës si dhe Aktgjykimin C.nr.653/10 në emër të dëmtuarit  me iniciale G.N. , me dokumentacion të njëjtë përcjellës.

 Pasi të njëjtat i kompletojnë duke i vendosur në tri pliko për secilin të dëmtuar, i pandehuri me iniciale D.H. i dorëzon në sportelin e postës në Prizren në adresë të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren kinse për bartjen e pronësisë, të cilat dokumente të gjitha janë të falsifikuara.

 Me këtë veprim të pandehurit me inicialet D.H dhe S.H. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale  falsifikim i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës, nga neni 293 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së, veprën penale  falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin31 të KP-së dhe veprën penale, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.