Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezentua raporti i punës vjetore për vitin 2016 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezentimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvoglimin e numrit të lëndëve të bartura,të kryera për vitin 2016.
Gjykata Themelore në Prizren
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2016 |
Lëndë të ardhura deri në muajin dhjetor 2016 |
Gjithsej. lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2016 |
Lëndë të kryera deri në muajin dhjetor 2016 |
Lëndë të mbetura në fund të muajit dhjetor 2016 |
28813 |
62434 |
91247 |
61198 |
30049 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2016 |
Lëndë të ardhura deri në muajin dhjetor 2016 |
Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2016 |
Lëndë të kryera deri në muajin dhjetor 2016 |
Lëndë të mbetura në fund të muajit dhjetor 2016 |
15044 |
19489 |
34533 |
17212 |
17321 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2016 |
Lëndë të ardhura deri në muajin dhjetor 2016 |
Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2016 |
Lëndë të kryera deri në muajin dhjetor 2016 |
Lëndë të mbetura në fund të muajit dhjetor 2016 |
1362 |
5594 |
6956 |
5667 |
1289 |
Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarr në gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2016.
Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2016 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 98.02 %, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 88,32%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 101.30% që është dëshmi e përkushtimit të stafit të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.
Vlenë të cekët se statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit i rëndon më tepër Divizioni i Kundervajtjes, ndërsa lëndët me peshë si lëndët që i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvoglohet dukshëm.
Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrative, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit në këtë gjykatë.Gjatë periudhës raportuese gjykata ka bashkpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin me organizatat joqeveritare e në veqanti me OJQ Ec Ma Ndryshe.