Me datën 15.11.2016, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore ,,Emin Duraku,, të Prizrenit, të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre.
Nxënësit u vendosen në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj e cila prezentoj strukturën e gjykatës, si dhe u organizua një seancë e improvizuar ku nxënësit zunë vendet e gjyqtarit, prokurorit, avokatit dhe pales së akuzuar. Në fund ishte edhe sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve ku nxënësit shfaqen kurreshtjen e tyre për punën e gjykatës duke i adresuar pyetje zëdhënëses pranë kësaj gjykate.
Në pjesën e dytë të takimit nxënësit paten mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallën e seancave gjyqsore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.