PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke iu caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Arrameras në Fushë Krujë R. Shqipërisë me inicialet A.M.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse nga data 22.10.2016, rrethe orës 06.55 min. i njëjti ka kaluar në këmbë nga R. Shqipërisë në territorin e R. Kosovës, duke shfrytëzuar bregun e liqenit të fshatit Vër micë dhe i cili ka bart në shpinë tre thasë, në të cilën janë gjetur 60 paketime të mbështjella me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë prej 39 kg dhe 0.35 gr. i cili vërehet nga ana e zyrtarëve policorë të cilët kanë qenë në pikë të vëzhgimit.
Me këtë veprim i pandehuri me inicialet A.M. dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KPRK-së.