PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke iu caktuar masën e paraburgimit me nga një (1) muaj të pandehurve nga Ferizaj me inicialet F.K. dhe R.G.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 27.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, në pikën kufitare në fshatin Vër micë me automjetin e markës ,,Golf,, gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë konkretisht në motorin automjetit janë gjetur substanca narkotike në peshë prej 1.995 gr.me qëllim të shitjes apo shpërndarjes e cila është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin.
Me këtë veprim të pandehurit me inicialet F.K. dhe R.G. dyshohen se në bash kryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.