PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1(një) muaji të pandehurit nga Prizreni me iniciale F.H. .
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 15.08.2016, rrethë orës 14:40 minuta në zyrën e firmës MNP PERSONAL LISEING në Prizren pas një mosmarrëveshje rreth sigurimit të vizës së punës për të dëmtuarin D.K. ,gjersa i dëmtuari ka shkuar në zyrën e të dyshuarit F.H. dhe ka kërkuar ti kthehen paratë të cilat i kishte shpenzuar për tu punësuar si punëtor sezonal në Gjermani, pas fjalosjes mes tyre i dyshuari nxjerrë nga fjoka armën me të cilin me kondakun e armës e ka goditur të dëmtuarin D.K.në kokë, duke i shkaktuar lëndime.
Me këto veprime i pandehuri me iniciale F.H. dyshohet se ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe mbajtja në pronësi, kontroll, dhe posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).