Më 18.07.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti i Përgjithshëm Penal, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.1463/16. ndaj të akuzuarve me inicialet S.M. nga fshati Gllogovc,Komuna e Lipjanit,dhe B.V. nga Lipjani për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë në bashkëkryerje nga neni 327 parag.1.nënparag. 1.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Të akuzuarve me inicialet S.M. dhe B.V. i shqiptohet dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje secilit me nga (2) vite burgim efektiv, në të cilin cilën dënim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 29.06.2016. Paraburgimi të njëjtëve i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Me datën 27.07.2015 në mes të orës 21:00 në Prizren në objektin e xhamisë së ,,Dëshmorëve dhe martirëve,, , në bashkëveprim duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura të xhamisë me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që hynë në xhaminë e lartcekur dhe me mjet të përshtatshëm hapin dy kasaforta dhe nga aty marrin 400(katërqind) euro të holla, si dhe dëmin e shkaktuar në shumën rrethë 240 (dyqin e dyzet) euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes.