PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale H.S. nga fshati Brodosan Komuna e Dragashit i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje nga neni 178 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.
Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej datës 07.07.2016 ora 19:20 dhe do të zgjasë deri me datën 06.08.2016.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 07.07.2016, rrethe orës 15.00 në fshatin Brodosanë ,Komuna e Dragashit , i pandehuri privon nga jeta personin tjetër në atë mënyrë që viktima me iniciale N.S. derisa ishte duke qëndruar në automjetin e tij xhipi Daihetsu, dhe i parkuar te pompa e benzinës në fsh.Brodosanë e thërret të pandehurin që ti afrohet automjetit, i pandehuri i afrohet automjetit që e kishte të qelur derën e përparme të pasagjerit, e merr nga dora e viktimës me iniciale N.S. revolen dhe shkrep me të njëherë në drejtim të viktimës dhe nga plagët, viktima vdes në vendin e ngjarjes.